Shqiptarët shesheve për largimin e tij, Rama me frymëmarrje të rënduar: Po më rrëzon algoritmi
Me një frymëmarrje të rënduar dhe me nervozizëm të dukshëm përballë protestave që prej javësh po mbushin sheshet e vendit, Edi Rama ka mbledhur sot deputetët e Partisë Socialiste, ku ka mbajtur një fjalim të gjatë, të mbushur me sulme ndaj protestuesve dhe kritikëve të qeverisë së tij. Kryeministri, i cili për më shumë se një dekadë ka ndërtuar pushtetin e tij mbi propagandën, marketingun politik dhe kontrollin e narrativës publike, këtë herë duket se ka zgjedhur të fajësojë “algoritmin” për klimën e pakënaqësisë që po përhapet në vend. Në vend që të përballet me arsyet që kanë nxjerrë qytetarët në protestë, Rama preferoi t’i etiketojë ata si pjesë të një “proletariati të algoritmit”, si njerëz të manipuluar nga rrjetet sociale dhe nga zemërimi virtual....
Burimi:
syri.net