‘Shqiptarët më në fund po reagojnë’/ Muka: Rama pati një tragjikomedi me gazetarët e huaj, bota e pa se…

‘Shqiptarët më në fund po reagojnë’/ Muka: Rama pati një tragjikomedi me gazetarët e huaj, bota e pa se…

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, nën moderimin e Flavio Qarrit, studiuesi Taulant Muka komentoi zhvillimet e fundit politike dhe protestat qytetare në vend, duke theksuar se ato po dëshmojnë bashkimin e shqiptarëve përtej bindjeve politike, fetare dhe sociale. Sipas Mukës, protestat kanë sjellë së bashku qytetarë me bindje të ndryshme, të majtë e të djathtë, besimtarë të feve të ndryshme, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe individë me qëndrime të ndryshme sociale, të gjithë të bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët. Muka vlerësoi gjithashtu vëmendjen që protestat kanë marrë në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se zhvillimet e fundit kanë sjellë një ekspozim të madh të situatës në Shqipëri. Ai iu referua edhe përplasjes së kryeministrit me gazetarët e huaj,...