“Shqipërisë i duhet guxim politik, qartësi dhe vizion”, Spiropali flet një ditë para konferencës ndërqeveritare: Anëtarësimi në BE nuk është vetëm pasaporta

“Shqipërisë i duhet guxim politik, qartësi dhe vizion”, Spiropali flet një ditë para konferencës ndërqeveritare: Anëtarësimi në BE nuk është vetëm pasaporta

Deputetja e PS Elisa Spiropali ka reaguar një ditë përpara konferencës ndërqeveritare me Bashkimin Europian, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për procesin e integrimit të vendit. Ajo ka vënë në dukje se Shqipëria po hyn në një fazë të re të rrugëtimit europian, ku kërkohet më shumë qartësi, vizion dhe përgjegjësi politike dhe shoqërore për të përmbyllur me sukses negociatat. Postimi i Spiropalit: Dita e Europës për Shqipërinë Nesër Shqipëria hyn në një fazë të re të rrugës së saj europiane, me hapin e parë drejt mbylljes së negociatave me Bashkimin Europian, një moment që nuk ka ardhur rastësisht, por pas një rruge të gjatë përpjekjesh, përplasjesh, pritjesh, durimi dhe një besimi të vazhdueshëm se vendi ynë i përket natyrshëm familjes europiane. Për Shqipërinë,...