Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO, Rama: Moment krenarie!

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO, Rama: Moment krenarie!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë përmes rrjeteve sociale lajmin e mirë, atë të pranimit të Shqipërisë si anërare e Komitetit Ndërqeveritar për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO për mandatin 2026–2030. Përmes një postimi në rrjette sociale Rama thekson se me 73 vota në favor, vendi ynë ka fituar besimin e komunitetit ndërkombëtar për të marrë një rol aktiv në forumin më të rëndësishëm global për vendimmarrje në mbrojtjen, promovimin dhe rritjen e kapaciteteve të trashëgimisë kulturore jomateriale. Postimi i Ramës: Ky është një moment krenarie për Shqipërinë dhe një vlerësim i punës së institucioneve tona, ekspertëve, komuniteteve bartëse të trashëgimisë dhe partnerëve ndërkombëtarë që kanë kontribuar ndër vite në ruajtjen dhe promovimin e pasurisë tonë shpirtërore. Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjitha shtetet...