“Shqipëria, rekord me grupkapitujt”, Austria, Çekia e Sllovakia mbështesin integrimin e vendit tonë në BE

“Shqipëria, rekord me grupkapitujt”, Austria, Çekia e Sllovakia mbështesin integrimin e vendit tonë në BE

Austria, Çekia dhe Sllovakia mbështesin Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimit Europian.Në një deklaratë të përbashkët për mediat nga Tirana, ministrat e jashtëm të tre vendeve të unionit theksuan se Shqipëria ka hapur grupkapitujt në një kohë rekord dhe se ky ritëm duhet të vijojë edhe për përmbylljen e tyre por me kusht që reformat të jenë frytdhënëse.  “Gjithçka bazohet tek meritokracia. Ju keni bërë një punë të mirë sa i përket procesit të integrimit por duhet të fokusoheni dhe tek miratimi i reformave. Përkthimi i ligjeve nuk duhet të bëhet vetëm në letë, ajo duhet të zbatohet në terren”, tha ministrja për Çështjet Evropiane të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger. “Ju keni bërë një punë të mirë. Republika cceke qëndron krahë Shqipërisë në këtë proces,...