‘Shqipëria ngec në integrim’, Himçi: Në çdo sektor ne çalojmë, faji i propagandës qeveritare
Propaganda qeveritare që fajëson opozitën nuk mund të fsheh se procesi i integrimit ngec dhe mungojnë rezultatet konkrete. I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, me gazetaren Armela Ferko, deputeti i PD-së, Blendi Himçi, theksoi se Shqipëria “çalon në çdo sektor” të negociatave për integrimin në Bashkimin Europian. Ai paralajmëroi se, pavarësisht hapjes formale të kapitujve, vendi është shumë mbrapa fqinjëve, si Mali i Zi, dhe situata ka vendosur qeverinë shqiptare në një pozicion konfrontues jo vetëm me opozitën, por edhe me vetë Bashkimin Europian. Himçi kritikoi qëndrimet kontradiktore të kryeministrit Rama dhe theksoi se për të përparuar, nuk mjafton përafrimi formal i ligjeve, por kërkohet një transformim i thellë institucional dhe një luftë e pa kompromis ndaj korrupsionit. Pjesë nga deklarata: Kjo qeveri prej...
Burimi:
syri.net