‘Shqipëria në vend numëro’/ Harxhi: Anëtarësimi në BE në 2030, një ëndërr e pamundur e Ramës

‘Shqipëria në vend numëro’/ Harxhi: Anëtarësimi në BE në 2030, një ëndërr e pamundur e Ramës

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është shoqëruar me diskutime mbi raportin e ndërmjetëm të vlerësimit IBAR (Interim Benchmark Assessment Report), i cili ende nuk ka marrë miratimin e plotë të shteteve anëtare të BE-së. Në një intervistë për emisionin e mbrëmjes në Syri TV, nën moderimin e Armela Ferkos, ish-diplomatja dhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi, deklaroi se procesi i vlerësimit të Shqipërisë në kuadër të negociatave me BE-në është ende i hapur dhe se disa shtete anëtare kanë shprehur rezerva. Sipas Harxhit, IBAR-i është një raport i ndërmjetëm që vlerëson përafrimin e legjislacionit dhe ecurinë e reformave në vendet kandidate për anëtarësim. Ajo u shpreh se, krahas Shqipërisë, edhe Mali i Zi ndodhet në këtë proces, por sipas saj...