“Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE”, Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE”, Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Në Asamblenë Politike të Partive Popullore, kancelari austriak Christian Stocker deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian.  “Shqipëria është në rrugën e duhur. Austria mbështet plotësisht të dyja vendet pararojë në këtë rrugë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Mali i Zi dëshiron të përfundojë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur për të qenë shteti i 28-të anëtar i BE-së në vitin 2028, por metrat e fundit, siç e dimë të gjithë, janë shpesh më të vështirat”. Stocker kërkoi angazhim nga shtetet anëtare për të mbajtur premtimin e dhënë për shtetet kandidate. “Tani varet po aq shumë nga ne të mbajmë fjalën tonë për të ardhmen e zgjerimit. Çështja e zgjerimit nuk është një çështje teknike anësore; përkundrazi. Ka të...