Shqipëria në radarët e DASH! SHBA verifikon grupet e ekstremit të majtë, kabllogrami mbërrin edhe në Tiranë

Shqipëria në radarët e DASH! SHBA verifikon grupet e ekstremit të majtë, kabllogrami mbërrin edhe në Tiranë

foto ilustrim: ambasada amerikane ne tirane-marco rubio SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur një proces mbledhjeje informacioni për grupet e ekstremit të majtë në vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe në Shqipëri. Sipas Washington Post, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ftuar ministra të lartë nga më shumë se 60 vende në një takim që do të zhvillohet javën e ardhshme për atë që administrata e presidentit Donald Trump e cilëson si “ringjallje të terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë”. Mësohet se Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar udhëzime diplomatike më shumë se 20 ambasadave amerikane në botë, përfshirë edhe Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, për mbledhjen e informacionit mbi grupet e ekstremit të majtë. Artikulli i plotë nga The Washington Post...