Shqipëria në fazën e mbylljes së negociatave me BE, gazetari: Vendim gjeopolitik, Shqipëria mori “bonus”!
Gazetari Mili Xhani, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se zhvillimet e fundit në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian përbëjnë një vendim gjeopolitik. Ai u shpreh se ajo që u vendos në Bruksel është vetëm nisja e një procesi më të gjatë, ndërsa theksoi se zhvillimet rajonale kanë ndikuar në përshpejtimin e integrimit. Xhani nënvizoi se përmbyllja e kapitujve të parë do të kërkojë një sforco të madhe, ndërsa vlerësoi se objektivi i vitit 2030 është pothuajse i pamundur për t’u arritur. Ai përmendi ndikimin rus, kërcënimet kineze dhe luftën në Lindjen e Mesme si faktorë që ndikojnë në zhvillimet gjeopolitike. Xhani: Është një vendim gjeopolitik. Janë zhvillimet që favorizojnë Shqipërinë dhe i japin mundësinë vendit të...
Burimi:
vizionplus.tv