Shqipëria merr 302 mln dollarë hua nga SHBA për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Këshilli i ministrave ka miratuar në parim një hua direkte që SHBA nëpërmjet Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), i ka akorduar vendit tonë. Huaja e parashikuar kap vlerën totale prej 302 milionë dollarësh amerikanë dhe synon mbështetjen e financimit në fushën e mbrojtjes. Sipas vendimit, marrëveshja do të nënshkruhet mes Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) të SHBA-së. Marrëveshja përcakton bashkëpunimin financiar mes dy vendeve në kuadër të programit të financimit të jashtëm ushtarak. Vendimi i Këshillit të Ministrave: MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS DIREKTE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA E BASHKËPUNIMIT PËR SIGURINË E MBROJTJES (DSCA), NË KUADËR TË...
Burimi:
zeri.ai