Shqipëria me “Një vend në diell”, Rama: Përfaqësim me dinjitet në Bienalen e Venecias

Shqipëria me “Një vend në diell”, Rama: Përfaqësim me dinjitet në Bienalen e Venecias

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot, 11 maj, fotot e shkrepura nga Bienalja e Venecias 2026, ku Shqipëria ka prezantuar projektin unik “Një vend në diell”, të artistit Genti Korini. “MIRËMËNGJES, dhe me krenarinë për Shqipërinë në Bienalen e Venecias 2026, ku vendi ynë përfaqësohet me dinjitet edhe në art e kulturë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai. Vepra që u prezantua më 8 maj është i ndërtuar si një “teatër fiktiv” ku ndërthuret videoja me tre kanale, performanca live, teatri kukullave, animacioni dhe një kolonë zanore origjinale. “A Place in The Sun” mbështetet mbi gjuhën eksperimentale Zaum, një gjuhë transnacionale e krijuar nga poetët futuristë rusë në fillim të shekullit XX, pa rregulla gramatikore apo sintaksore, me synimin për të sfiduar rendin tradicional...