Shqipëria me dronë “Made in Albania” për Samitin e Nato-s, Rama zbulon sistemin e ri të mbrojtjes

Shqipëria me dronë “Made in Albania” për Samitin e Nato-s, Rama zbulon sistemin e ri të mbrojtjes

Shqipëria do të përdorë dronë inteligjentë të prodhuar në vend për monitorimin dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s që pritet të zhvillohet në Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së dorëzimit të 40 mjeteve taktike të prodhuara nga kompania shqiptare Timak në bashkëpunim me kompaninë shtetërore KAYO. Rama deklaroi se përveç teknologjisë së prodhuar në vend, qeveria ka porositur edhe një sistem të avancuar të mbrojtjes kundërajrore, i cili sipas tij do të jetë së shpejti në dispozicion të Forcave të Armatosura shqiptare. “Siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit në samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara që e dini vetë ju se si mbrohet nga qielli e nga...