“Shqipëria më afër familjes europiane”, Rama mesazh për Ditën e Europës
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot Ditën e Europës me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale. Ai shkruan se Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane. “MIRËMËNGJES 😊 dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë ”, shkruan Rama. Kreu i qeverisë e ka bërë urimin krahas një fotoje ku shfaqet së bashku me Marta Kos dhe Marie Bjerre, gjatë hapjes së kapitullit të fundit të mbetur në bisedimet e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, më 17 nëntor 2025. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv