Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama: Garantojmë rezervat strategjike

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama: Garantojmë rezervat strategjike

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Eni S.p.A. për studimin e fizibilitetit të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit, në funksion të sigurisë së furnizimit, zhvillimit ekonomik dhe rritjes së rolit të Shqipërisë në rajon. Në fjalën e tij, Rama theksoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje garantohet rezerva strategjike e tregut të hidrokarbureve. Rama: Dua të kujtoj se kohë më parë në fillimet e këtij mandati të ri, kemi ndarë me publikun ambicien për të krijuar një forcë të re në tregun e hidrokarbureve, një operator modern dhe dinamik që të bëjë edhe rolin e një rregullatori të tregut në funksion të mundësive më të mira për konsumatorin. Gjatë rrugës, na...