‘Shqipëria ka nevojë për një model tjetër zhvillimi’/ Gjoni: : Qytetarët nuk po përfitojnë nga bashkëpunimi me ndërkombëtarët
Juxhin Gjoni, CEO i “European Pulse”, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe qasjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë intervistës, Gjoni u shpreh kritik ndaj mënyrës se si po ndërtohet bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe faktorëve ndërkombëtarë, ndërsa theksoi se qytetarët shqiptarë ende nuk po shohin përfitime konkrete nga këto marrëdhënie. Ai deklaroi se Perëndimi po përdor një gjuhë më diplomatike ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të ndikimit në rritje të Kinës dhe Rusisë në rajon. Sipas tij, edhe pse SHBA dhe BE flasin për drejtësi, reformë dhe bashkëpunim strategjik, investimet dhe mbështetja konkrete për qytetarët shqiptarë mbeten të kufizuara. Gjoni ngriti...
Burimi:
syri.net