Shqipëria ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave, Dhuka paraqet bilancin: 157 institucione të përfshira, progres i lartë në vitin 2025
Majlinda Dhuka, kryenegociatorja e vendit për integrimin europian, në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, paraqiti bilancin për procesin gjatë vitit 2025 dhe 4-mujorit të parë të 2026. Njësoj si kryeministri Edi Rama, nënvizoi mbështetjen e plotë të Komisionit dhe Parlamentit Europian ndaj vendit tonë. Ajo tha se BE deri më tani i ka paraqitur Shqipërisë 101 kushte për mbylljen e negociatave për 31 kapituj. “Gjatë vitit 2025 kemi punuar për bazën organizative të punës për mbylljen e negociatave, krahas çeljes së negociatave që u krye për 6 grup-kapitujt. Për këtë arsye janë hartuar 31 draft plane pune, ku janë zbërthyer këto 101 linja veprimi ose kushte në rreth 600 nisma europiane, nga të cilat një pjesë e mirë janë të natyrës ligjore”, bëri...
Burimi:
top-channel.tv