Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin
Këshilli i Ministrave ka vendosur hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës. Vendimi synon zgjerimin e pranisë diplomatike të Shqipërisë dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Irlandën, si edhe rritjen e mbështetjes konsullore për qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë vend. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv