“Shqipëria është trajtuar si plaçkë për t’u ndarë”, Zhupa: “Dosjet Shqiptare” zbulojnë Shqipërinë private të Ramës
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka prezantuar një qëndrim kritik lidhur me librin “Albanian Files” (“Dosjet Shqiptare”), duke e cilësuar atë si një dokument që, sipas saj, tregon mënyrën se si është zhvilluar territori në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Në një konferencë për mediat, Zhupa deklaroi se materiali nuk përfaqëson thjesht një katalog ndërtimesh, por sipas saj është dëshmi e një modeli ku vendimmarrja mbi territorin është përqendruar dhe mungon transparenca publike. Sipas Zhupës, proceset e zhvillimit urban në vend janë shoqëruar me mungesë konkurseve publike, konsultime të kufizuara dhe, siç u shpreh ajo, me vendimmarrje të centralizuar. Ajo pretendoi se shumë projekte kanë qenë rezultat i ftesave të drejtpërdrejta dhe jo i procedurave të hapura konkurruese. “Territori është trajtuar si një plaçkë...
Burimi:
sot.com.al