“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet
Reperi amerikan Kanye West ka elektrizuar ‘Eagle Stadium’ me një performancë spektakolare për mijëra fansa nga Shqipëria dhe të tjerë të ardhur nga rreth 80 vende të botës. Qindra fansa të këngëtarit të njohur u mblodhën që prej orës 17:00 në stadiumin e ngritur posaçërisht në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Report Tv intervistoi disa nga personat e shumtë që kanë ardhur nga jashtë vendit, për të ndjekur në Shqipëri koncertin. Disa thonë se janë nga Greqia, Suedia, Polonia dhe shprehen se janë fansa të reperit amerikan. Gjatë qëndrimit në Shqipëri për koncertin, ata tregojnë kanë vizituar edhe qytete të tjera përveç Tiranës. Disa të huaj, për herë të parë në Shqipëri, thanë se i pëlqeu Tiranë dhe se nuk do të jetë hera...
Burimi:
javanews.al