Shqipëria drejt BE-së/ Mbyllen 3 kapitujt e parë të negociatave
Shqipëria hedh sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Në Bruksel mbahet mbledhja e 9-të ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nga ku do të zyrtarizohet mbyllja edhe e tre kapitujve të tjerë. Bëhet fjalë për Kapitullin 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullin 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë. Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cilësoi 14 korrikun si një “Super të Martë” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se, për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit brenda së njëjtës ditë. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Kos vlerësoi përparimin e vendeve kandidate, duke bërë...
Burimi:
ntv.al