“Shqipëria çdo ditë e më shumë europiane”, Rama ndan video-kartolinën nga Brukseli
Kryeministri i vendit, Edi Rama, publikoi një “videokartolinë” me pamje nga Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel. Kreu i qeverisë sjell të përmbledhur momente pikante para dhe gjatë mbajtjes së konferencës, ndërsa thotë se ndihet krenar, që Shqipëria në çdo hap që hedh, ndihet edhe më shumë europiane. “MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Video me pamjet nga Brukseli u shoqëruan me këngën “Per sempre sì” të Sal Da Vincit. “Do të jemi unë dhe ti të lidhur për gjithë jetën me njëri-tjetrin”, thuhet mes tjerash në vargjet e këngës. Mesazhi përmes muzikës italiane lidhet edhe me gjuhën e përdorur më herët...
Burimi:
javanews.al