Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

Agjencia për Media dhe Informim dhe Ministria e Mjedisit kanë reaguar pas raportimit të POLITICO-s mbi shqetësimet e Komisionit Europian për projektin turistik në zonën e Zvërnecit, duke sqaruar se aktualisht nuk ekziston një projekt përfundimtar i miratuar dhe nuk ka asnjë projekt në ndërtim. Në reagimin zyrtar thuhet se gjatë një takimi online të zhvilluar më 26 maj me përfaqësues të Komisionit Europian, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e ka informuar Komisionin se çdo projekt i mundshëm zhvillimi do t’i nënshtrohet një vlerësimi të plotë dhe të përgjegjshëm të ndikimit në mjedis, me transparencë dhe konsultim publik. Sqarimi vjen pasi POLITICO raportoi se Brukseli po ndjek me vëmendje tensionet në Shqipëri dhe ka paralajmëruar autoritetet shqiptare të shmangin çdo veprim që mund të ndikojë...