Shpopullimi nga rilindja/ Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një zbrazje të fortë të popullsisë në dekadën e fundit për shkak të përshpejtimit të një cikli të emigracionit jashtë vendit. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se gjatë dhjetë-vjeçarit të fundit 2016–2026, Shkodra shënoi rënien më drastike në rang kombëtar me një humbje prej 25.58% të banorëve të saj, me mbi 50 mijë persona më pak në këtë qark. Pas saj renditet Kukësi, i cili ka humbur 24.78% të popullsisë gjatë dekadës së fundit nga emigracionin i fortë i të rinjve në Britaninë e Madhe. Lezha gjithashtu paraqet një situatë thuajse identike me një tkurrje prej 24.11%, duke dëshmuar se i gjithë brezi verior bregdetar dhe fushor po përballet me ikje masive. Në të...
Burimi:
syri.net