Shpopullimi/ 2025-2026, numri i studentëve rënie vjetore me 5.5%, universitetet publike më të prekura

Shpopullimi/ 2025-2026, numri i studentëve rënie vjetore me 5.5%, universitetet publike më të prekura

Bankat e shkollës dhe auditorët po zbrazen me shpejtësi vit pas viti nga rënia e madhe grup-moshave të reja. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në këtë vit akademik janë regjistruar 115,7 mijë studentë me tkurrje 5.5 për qind nga viti 2024. Rënien më të fortë e kanë pësuar Universitet Publike, teksa në ato private rënia ishte më e butë. Gjatë 10-vjeçarit të fundit numri total i studentëve të ulur në bankat e shkollave të larta ka pësuar një rënie të ndjeshme, nga rreth 141.4 mijë studentë që në vetëm 115.7 mijë në vitin akademik 2025-2026 ose 18 për qind. Humbësit më të mëdhenj të kësaj periudhe janë universitetet publike. Nëse në vitin 2016 institucionet shtetërore numëronin mbi 116.8 mijë studentë, ky numër...