‘Shpopullim masiv’, Teliti: Qeveria largoi 33 mijë të rinj, po çon drejt kolapsit edhe sistemin e pensioneve
Dorian Teliti, këshillitar Ekonomik i PD-së, i ftuar në Syri TV u shpreh se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë shpopullimi, ku rreth 33 mijë të rinj të larguar përbëjnë një shifër më të madhe se popullsia e një qyteti si Lushnja.Sipas tij, ky eksod i të rinjve po godet drejtpërdrejt themelet e shoqërisë dhe po vë në rrezik tregun e punës dhe sistemin e pensioneve.Ai theksoi se mungesa e shpresës, problemet ekonomike dhe degradimi i arsimit dhe shëndetësisë janë faktorët kryesorë të këtij fenomeni.Teliti paralajmëroi se rreth 740 mijë pensionistë përballen me pensione të ulëta dhe kushte të vështira jetese, në një sistem gjithnjë e më të paqëndrueshëm. Sipas tij, pasojat e shpopullimit po ndihen në çdo sektor të ekonomisë, nga bujqësia te...
Burimi:
syri.net