Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta në gjykatë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale

Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta në gjykatë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale

Ilir Meta, gjatë replikave që ka shkëmbyer me prokurorët në sallën e gjyqit, është shprehur se ai nuk mban asnjë përgjegjësi për veprimet e Monika Kryemadhit, pasi është i divorcuar nga ajo. Ai u referua shpenzimeve që kishte bërë Monika Kryemadhi, me kartat e Adrian Shatkut. Meta tha se vetë nuk ka bërë asnjë shpenzim, madje edhe orën e ka blerë 20 vite më parë. “Në respekt të gjykatës duhet të sqaroj, në seancën paraprake edhe zonja Gjoka e ka kuptuar këtë histori. Unë kam statusin i divorcuar. Unë mos të mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën, pa dijeninë time. Përgjegjësia ime është individuale. Më trego një shpenzim që kam bërë unë. Edhe orën e kam para 20 vitesh. Nuk i kushtoj...