Shoferi i dehur i mori jetën dy fëmijëve në Durrës, Berisha në Kuvend: Ishte terrorist i votave, patronazhist i poshtër
Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se shoferi i dehur që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës ishte ‘një terrorist i votave’. Në fjalën e tij në Kuvend Berisha u shpreh se shoferi që shkaktoi tragjedin në Durrës ishte ‘një patronazhist i poshtër, një i fortë që duhej arrestuar 10 herë’. “Të dalësh këtu dhe të flasësh për reformën në drejtësi, kur i përdorët 83 mandatet si thika krimi, nuk ka hipokrizi më ekstreme se kjo. Nuk ka hipokrizi sesa të bësh teori se kush janë të fortët, mor? Janë patronazhistë të poshtër, që terrorizojnë qytetarët për pushtetin e krimit. Ai duhet arrestuar 10 herë, por nuk është arrestuar asnjëherë se ishte terrorist i votave. Nuk ka të fortë që s’e bën dot...
Burimi:
top-channel.tv