Shkodranët të pakënaqur me reformën e re territoriale, debate me drejtuesit e komisionit
Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale-Administrative ka vijuar edhe këtë të premte, diskutimet për reformën territoriale. Këtë herë, për dëgjesën e gjashtë të radhës, në qarkun e Shkodrës. Në fjalën e tij, Arbajna Mazniku foli për katër sfida kryesore, të cilat duhet të adresohen sa i takon kryerjes së kësaj reforme. Ndërsa bashkëkryetari demokrat i këtij komisioni, Luçiano Boçi theksoi se reforma e 2014 solli diskriminim mes bashkive veri jug por edhe mes vetë një bashkie nga zonat rurale të qendrës. Për banorët e qarkut të Shkodrës problem është distanca dhe territori i madh që veshtirëson marrjen e shërbimeve duke dhënë shembuj konkret. Aktualisht qarku i Shkodrës ka 5 bashki. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv