Shkatërrohet grupi kriminal, nga partnerët e Zenit dhe Belës deri te “Toyota Yaris” e Taulant Ballës, SPAK zbardh…

Shkatërrohet grupi kriminal, nga partnerët e Zenit dhe Belës deri te “Toyota Yaris” e Taulant Ballës, SPAK zbardh…

Kokainë në Evropë e pastrim parash në Shqipëri. Emra “VIP” të krimit të organizuar por edhe biznesit në Tiranë janë mes 20 personave për të cilët Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), masën e arrestit, 15 në burg e 5 arrest në shtëpi. SPAK thotë se janë ekzekutuar vetëm 6 masa, konkretisht për Orgest Bircaj, Ilir Shtufi, Dritan Aga, Jaupi, Gëzim Islami dhe Orest Sota. Ilir Shtufi është arrestuar në Selanik. Shtufi njihet edhe për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e...