Shkatërrimi “jo krijues” dhe shkretues i Shqipërisë
Shkatërrimi “jo krijues” dhe shkretues i Shqipërisë Nëse në fund mbetemi me më pak natyrë, më pak prodhim, më pak të rinj dhe më shumë beton, atëherë nuk do të kemi qenë dëshmitarë të shkatërrimit krijues, por vetëm të një shkretimi jo krijues. Në vitin 1942, ekonomisti austriak Joseph Schumpeter formuloi një nga konceptet më të rëndësishme të kapitalizmit modern: “shkatërrimin krijues” (creative destruction). Sipas tij, zhvillimi ekonomik nuk ndodh në mënyrë lineare. Ai ecën përpara duke shembur të vjetrën për t’i lënë vend të resë. Makinat zëvendësuan karrocat me kuaj, fotografia digjitale fundosi filmin analog, interneti rrëzoi gazetat tradicionale, ndërsa telefonat inteligjentë zhdukën një industri të tërë pajisjesh elektronike. Çdo revolucion teknologjik ka sjellë humbës dhe fitues, por në fund ka krijuar më shumë...
Burimi:
sot.com.al