“Shitet si akt tradhtie nga unë”, Rama i përgjigjet komentueses për Paketën e Maleve: Zvicra e vogël do bahet se s’ban
Kryeministri Edi Rama ka vijuar mbrojtjen e Paketës së Maleve, duke iu përgjigjur kritikave dhe kërkesave për anulimin e saj. Rama tha se heqja e kësaj pakete do të linte pezull mijëra persona që kanë prona të trashëguara në zonat malore. Duke iu referuar kritikave ndaj nismës, kryeministri tha se kjo çështje është paraqitur nga kundërshtarët e tij si një tjetër akt tradhtie. “Çfarë do të thotë të anulohet Paketa e Maleve? Do të thotë që të gjithë këta njerëz të mbeten pezull. Këtë e thonë të gjithë ata që malin e shohin nga qyteti. Ata që preken nga Paketa e Maleve nuk kërkojnë anulimin, ata mezi e presin. Shitet në tregun e fjalëve si një tjetër akt tradhtie nga unë. Unë tradhtar, temë tjetër...
Burimi:
vizionplus.tv