‘SHISH nuk gjen të shumëkërkuarit, por ndjek protestuesit’/ Bushkolaj: Protestat, pasojë edhe e dështimit të SPAK-ut
Gazetari dhe redaktori i Syri TV, Elkier Bushkolaj, deklaroi në emisionin “Task Force” se emri i Taulant Ballës përmendet në një numër të madh dosjesh, ndërsa akuzoi SPAK-un për mosveprim ndaj zyrtarëve të lartë dhe për dështim në hetimin e çështjeve që lidhen me krimin zgjedhor, korrupsionin dhe pastrimin e parave. Bushkolaj tha se emri i Ballës shfaqet në dosjen e grupeve të Shkodrës, në atë të grupeve të Elbasanit, si edhe në dosjen “Toyota Yaris”, duke shtuar se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim ndaj tij. Sipas tij, pretendimet për përfshirjen e iranianëve në protestë nuk qëndrojnë, duke argumentuar se në protestë kanë qenë të pranishëm edhe qytetarë amerikanë dhe se, ndryshe nga raste të tjera, Ambasada e SHBA nuk ka lëshuar...
Burimi:
syri.net