Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën
Analisti Martin Leka e cilësoi tragjikomedi skenën e dhunshme në të ashtuquajturën kuvendi kombëtar të protestës, ku pati përplasje fizike mes pjesëmarrësve. Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Leka u shpreh se protesta është drejt fundit të pashmangshëm. “Ne kemi parë degradimin e saj në sasinë e numrave por ka degjeneruar në fjalorin vulgar, në veprime të dhunës. Për Kuvendin e ashtuquajur, që u mbajt sot, është keqardhje e madhe, për mënyrën sesi disa njerëz, arrijnë të besojnë se me këtë mënyrë horizontale të protestës, duke mos dashur të kenë udhëheqës në krye, por duke u maskuar pas fjalëve protesta është e popullit, rezultati është ai që pamë sot. Skena qesharake, për skena rrugësh. Ka shmangie nga kauza e fillimit, siç ka...
Burimi:
javanews.al