Sherr në GJKKO, Meta “shet” Kryemadhin dhe zbulon aferat e saj me Shatkun, ish-presidenti kërkon 130 dëshmitarë…
Një përballje e tensionuar ka ndodhur dje mes ish-çiftit të bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në seancën në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Kreu i Partisë së Lirisë, Meta mohoi të ketë marrë përfitime nga Ardian Shatku, kushëriri i Monika Kryemadhit. Ndërsa kësaj të fundit i kujtoi akuzën që Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ngritur në dosje se bashkë me Shatkun ndanin përqindjet e fitimeve nga kompania e tij. Ishte ky qëndrim i Metës, bashkë me deklaratën e tij se Kryemadhi duhet të mbajë vetë përgjegjësi për veprimet e saj, që nxiti edhe reagimin e ashpër të ish-deputetes. Ajo i mohoi akuzat, duke e akuzuar ish-bashkëshortin se po bëhej ushtar i SPAK. Monika Kryemadhi: Ku e di ti që ato janë të vërteta, Me llafet...
Burimi:
sot.com.al