Sherr mes grave socialiste! Ish-zv.ministrja e Ramës i kthehet Ibrahimajt: S’kam mllef ndaj teje, por keqardhje

Sherr mes grave socialiste! Ish-zv.ministrja e Ramës i kthehet Ibrahimajt: S’kam mllef ndaj teje, por keqardhje

Ish-zëvendësministrja e Financave dhe ish-drejtoresha e Doganave, Irena Beqiraj një ditë më parë erdhi me një postim në rrjetet sociale, ku kritikoi dhe analizoi deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj sa i përket zhvlerësimit të euros por dhe parave të ardhura në vendin tonë nga turizmi. (POSTIMI) Mjaftoi ai postim që një “sherr” virtual të hapej mes dy ish-kolegeve dhe mesa duket edhe dy ish-mikeshave, Delina Ibrahimajt dhe Irena Beqirajt. Reagimi nuk vonoi dhe ministrja Ibrahimaj iu përgjigj Beqirajt me një analizë të gjatë, ku përtej shifrave dhe argumenteve ekonomike, nuk munguan as thumbimet personale. Ibrahimaj la të kuptohej se kritikat e ish-zëvendësministres nuk buronin nga një analizë e ftohtë profesionale, por nga “mllefi”. Me ironi, ministrja u përpoq...