Shërbimet online, Rama: Shqipëria, në vendin e parë në rajon për prokurimet publike. Qytetarët ‘mbarojnë punë’ me një klik

Shërbimet online, Rama: Shqipëria, në vendin e parë në rajon për prokurimet publike. Qytetarët ‘mbarojnë punë’ me një klik

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim” u ndal te prokurimet publike, ku tha se vendi ynë vlerësohet si i pari në rajon mbi treguesit e kësaj fushe. Rama foli edhe në lidhje me digjitalizimin e shërbimeve në vendin tonë, si një hap në luftën kundër korrupsionit. Fjala e Ramës: Këtë javë ndamë disa të dhëna kuptimplota për ecurinë e jashtëzakonshme të Shqipërisë në fushën e prokurimeve publike. Një nga kapitujt më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një kapitull ku, ndryshe nga pasqyra tërësisht e deformuar e realitetit e kanaleve dhe e portaleve të këtushme, Shqipëria shihet si e transformuar pozitivisht dhe vlerësohet me një progres domethënës. Sot, në bazë të vlerësimit europian, Shqipëria është e para...