Shehi ‘i kujton’ Berishës: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën
Kreu i LZHK Dashamir Shehi, ndonëse e konsideroi pozitive përfshirjen e grave dhe të rinjve në strukturat drejtuese të PD-së, theksoi se ky nuk duhet të shitet si rinovim. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Shehi vuri në dukje pushtetin e Berishës brenda selisë blu, dhe faktin që nuk respektohet kontributi dhe karriera politike në garë. Po ashtu Shehi theksoi se protestuesit kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës që bëri Rama dhe Berisha në 2008-ën, dhe zhbërjen e ligjit Zgjedhor, kërkesa që nuk i artikulon kryedemokrati. “Kanë zgjedhur disa të rinj, disa goca, gra, mirë kanë bërë për mua. Jo se do bëjnë ndonjë gjë, atje është Berisha dhe janë 100 vende bosh. Shpresa është që duke qenë të rinj, inshallah...
Burimi:
javanews.al