Sharlatan dhe aventurier/ Nesho: Rama ka humbur mbështetjen e shumë aleatëve politikë ndërkombëtarë

Sharlatan dhe aventurier/ Nesho: Rama ka humbur mbështetjen e shumë aleatëve politikë ndërkombëtarë

Ish-ambasadori Agim Nesho deklaroi se kryeministri Edi Rama ka investuar prej vitesh në krijimin e një imazhi të ndryshëm nga realiteti i Shqipërisë, duke ndërtuar sipas tij një “vizion paralel” për opinionin ndërkombëtar. Sipas Neshos, Rama ka përfituar nga dobësitë e politikës evropiane ndaj Ballkanit dhe nga qasja që ka favorizuar individët mbi institucionet. Ai argumentoi se kryeministri shqiptar ka punuar për vite me radhë për të siguruar mbështetje ndërkombëtare, duke krijuar marrëdhënie që, sipas tij, shkojnë përtej interesave institucionale dhe mbështeten në lidhje klienteliste. Duke komentuar takimin e fundit të kryeministrit Rama me presidentin francez Emmanuel Macron, ish-ambasadori e cilësoi atë si një takim pa mesazhe konkrete për qytetarët shqiptarë. Sipas tij, në një shtet si Franca, fokusi duhej të ishte tek çështjet që...