Sezoni turistik 2026: Qeveria vendos afatin, kontratat e plazheve brenda qershorit
foto ilustruese TIRANË- Bizneset dhe hotelet që marrin me qira hapësira në plazhe do të lidhin kontratat me shtetin brenda muajit qershor për sezonin turistik të vitit 2026. Vendimi, i miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe i firmosur nga kryeministri Edi Rama, përcakton gjithashtu se ndryshimet në kontratat ekzistuese dhe ato të reja për përdorimin e hapësirave të plazhit mund të bëhen vetëm me pëlqimin e ndërsjellë të palëve. Vendimi parashikon që dhënësi i hapësirës së plazhit, në bashkëpunim me njësinë vendore, mund të propozojë ndryshime për shkak të ndryshimeve të kapacitetit, zonës së plazhit ose zhvillimeve bregdetare, duke garantuar respektimin e marrëveshjes së dyanshme. VENDIMI PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.649, DATË 16.10.2024, KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KUSHTET DHE KRITERET E...
Burimi:
zeri.ai