Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

Senati Amerikan ka konfirmuar Gjeneral-Lejtnantin në pension Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri. Ndërkohë pritet edhe firma formale e Donald Trump, një informalitet pasi emri i tij është vetë propozim i Presidentit amerikan. Wendt u konfirmua si ambasador në Tiranë me 50 vota pro e 44 kundër në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Wendt është një Gjeneral i lartë i ushtrisë amerikane në pension, me mbi 34 vite shërbim, pjesa më e madhe në forcat speciale “Green Beret”. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit. Ambasada amerikane në Tiranë ka mbetur pa ambasador prej rreth tre vitesh, që pas largimit të ambasadores Yuri...