Sekretari amerikan i shtetit bëri homazhe për Nënë Terezën, reagon Ministri Hoxha: Shpirti i saj vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka reaguar në lidhje me nderimin që sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, i bëri Nënë Terezës. Teksa falenderon Rubion, Hoxha shkruan në “X” se shpirti i Nënë Terezës vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën. “Faleminderit, Sekretar Rubio @SecRubio, për nderimin e Nënë Terezës, shenjtores së lindur në #Shqipëri e cila la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie, përulësie dhe shërbimi ndaj njerëzimit. Jeta e jashtëzakonshme dhe besimi i thellë katolik i Nënë Terezës mbeten një shembull i gjallë i përkushtimit ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për kujdes, vëmendje dhe shpresë. Shpirti i saj vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën përmes akteve të dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit me më të varfrit dhe më të...
Burimi:
top-channel.tv