Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk marrin pjesë, prokurori Dado: Xoxën nuk e pengon operacioni cezarian të vi
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, ku i pranishëm në sallë është vetëm trupa gjykuese, ndërsa Veliaj nuk ndodhet në seancë. Në proces janë të pranishëm edhe dy prokurorët, Altin Dumani dhe Ols Dado. Veliaj ka kërkuar që të mbrohet nga avokati Plarent Ndreca, i cili ka kërkuar shtyrjen e seancës, me argumentin se në të njëjtën orë ndodhet në një proces civil në Gjykatën e Tiranës, ku përfaqëson Arbjan Maznikun. Ndërkohë, avokati Gurali Brahimllari, mbrojtës i Ajola Xoxës, deklaroi se klientja e tij nuk është e pranishme për shkak të një raporti mjekësor. Ai tha se Xoxa ndodhet në të njëjtën situatë shëndetësore dhe, për shkak të gjendjes së saj, e ka të pamundur të marrë pjesë në proces. “Në respektim të vendimit...
Burimi:
vizionplus.tv