Seanca ndaj Veliajt shtyhet sërish, gjykata gjobit avokatin

Seanca ndaj Veliajt shtyhet sërish, gjykata gjobit avokatin

Edhe seanca e kësaj të marte në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë, të cilët po gjykohen me procedurë të zakonshme, dështoi të zhvillohej. Në këtë seancë nuk ishte i pranishëm Veliaj, i cili nga burgu bëri me dije se ka dijeni për seancën dhe nuk do të paraqitet. Ai kërkoi të përfaqësohej nga avokati Plarent Ndreca, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm dhe kishte bërë kërkesë për shtyrje të seancës, pasi gjendej në një gjykim tjetër.Kjo mungesë, sipas SPAK, bëhet shkak për ndërprerjen e procesit, ndaj kërkoi nga Gjykata caktimin e një avokati kryesisht, si dhe të gjobisë avokatin. Nga ana tjetër, avokati i Ajola Xoxës i rikujtoi edhe njëherë gjykatës...