Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

Sot në orën 10:00 në GJKKO mbahet seanca e radhës për Ilir Metën lidhur me akuzat për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Në seancën e fundit, avokati Kujtim Cakrani kërkoi riekspertim të të ardhurave të Metës që nga viti 1992, ndërsa në fund shpalosi edhe një liste prej 134 emrash që kërkon të thirren dëshmitarë mes të cilëve Kryeministrin Rama, ish deputetë, ish bashkëpunëtorë të tij në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe disa shtetas të huaj të lidhur me çështjet e CEZ-DIA dhe lobimin, përfshirë Charles McGonigal. Do të jetë gjykata që do të vendosë se cilët dëshmitarë do të pranohen, pasi seancën e kaluar edhe SPAK listoi 110 emra. Pas seancës, u njoftua gjithashtu ndryshimi i avokatit mbrojtës të Metës, ku sipas studios ligjore të Cakranit, marrëveshja u...