“S’e keni kurajon e Koçekut! Dëgjoni qytetarët”/ Protestat, Blushi: Të kufizohet në dy mandate pushtet i kryeministrit

“S’e keni kurajon e Koçekut! Dëgjoni qytetarët”/ Protestat, Blushi: Të kufizohet në dy mandate pushtet i kryeministrit

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate të ashpra, ndërkohë që kryefjalë e diskutimit kanë qenë protestat masive që po mbahen në Tiranë prej 25 ditësh. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar ashpër me kreun e grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla, ku ka kërkuar mbajtjen urgjente të një mocioni me debat me Ramë. Blushi-deputetëve të PS: Hapni sytë dhe veshët dhe dëgjoni zërin e qytetarëve ose tregoni për çfarë ju ka marrë peng Edi Rama që s’keni as kurajon që pati Marjana Koçeku. Edi Rama nuk mund t’u fshihet më sovranit dhe llogaridhënies. Nuk mund të ketë rend dite në seancë plenare veç kërkesave legjitime dhe shumë të drejta të protestuesve. Meqenëse Rama nuk ka as guxim...