Samiti në Ankara, Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s
Në kuadër të samitit të NATO-s, Shqipëria do të jetë një nga 10 vendet themeluese që do të firmosin marrëveshjen për krijimin e Bankës së Mbrojtjes, një mekanizëm i ri financiar i krijuar për të mbështetur investimet në industrinë e mbrojtjes, teknologjitë ushtarake dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendeve anëtare. Nga Ankaraja, gazetarja e RTSH Denada Shkodrani tha se nisma konsiderohet si një nga zhvillimet më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e sigurisë euroatlantike, pasi synon të lehtësojë financimin e projekteve strategjike në mbrojtje, inovacion, prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe modernizimin e ushtrive të vendeve pjesëmarrëse. Firmosja e marrëveshjes do të bëhet në mesditën e 7 korrikut, paralelisht me zhvillimet e samitit, ku kryeministri Edi Rama ndodhet i shoqëruar nga bashkëshortja...
Burimi:
javanews.al