Samiti i radhës do mbahet në Shqipëri/ Rama publikon foton krah Rutte: Zemra mal
Pas përfundimit të samitit të NATO-s, Mark Rutte konfirmoi se samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri. E në sajë të këtij zhvillimi, kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet së bashku me Rutte, e me një mesazh të veçantë… “AI MOMENTI I KRENARISË kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATOS: SHIHEMI NË SHQIPËRI PËR SAMITIN E ARDHSHËM”, shkruan Rama.
Burimi:
ntv.al