Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, Rama ndan pamjet nga takimi në Paris

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, Rama ndan pamjet nga takimi në Paris

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foto nga pjesëmarrja në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron në Paris të Francës. Takimi ka mbledhur krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën. Më 14 korrik 2026, po me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës. “Paris, Francë – Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës dhe në vigjilje të Paradës së Madhe Ushtarake të 14 Korrikut”, shkruan...