Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili ishte i pranishëm sot së bashku me kryeministrin Edi Rama në Samitin e NATO-s në Ankara, e cilësoi mbajtjen e samitit të ardhshëm në Tiranë një moment të veçantë për Aleancën edhe për Shqipërinë. Hoxha theksoi se “erdhëm në këtë samit me një pozicion të ditur dhe me një angazhim për rritjen e investimeve. Kjo është pjesë e angazhimeve në qasjen e re që ka aleanca për rritjen e mbrojtjes dhe me projeksionin që të gjitha vendet e NATO-s të shkojnë deri në vitin 2030 në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për investimet në mbrojtje”. “Qëllimi është që të jemi sa më të mbrojtur nga rreziku rus, por edhe nga rreziqe...